Të premten është përmbyll java e vizitës studimore e një delegacioni kosovar në Itali dhe studimi i strategjive të valorizimit të zonave malore dhe praktikave të mira të turizëm i përgjegjshëm.
Në kuadër të projektit NaturKosovo - që synon rritjen e turizmit në vend përmes konsolidimit, zgjerimit dhe promovimit të seksionit kombëtar të shtegut malor të Via Dinarica-s, delegacion i përbërë nga përfaqësues të komunave të Pejës, Deçanit dhe Junikut, te Departamentit te Turizmit te Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, dhe Fondacioni Utalaya, paten mundësinë të njohin dhe analizojnë sistemin e menaxhimit dhe koordinimit të Via degli Dei.
Gjatë rrugës, vizitori ka mundësi të jo vetëm të admirojë bukuritë artistike dhe monumentale të Bolonjës, Firences dhe fshatrave tjerë të kryqëzuar nga rruga, por edhe të kalojë atraksionet historike dhe mbi të gjitha natyrore të Apenineve toskano-Emiliane, me sharmin e saj si një vend ende për t'u zbuluar.
Prandaj, ky është një territor i pasur me histori, traditë dhe kulturë dhe me peizazhet spektakolare që është organizuar për të krijuar një produkt turistik tërheqës dhe të qëndrueshëm, i cili mund të shfrytëzojë burimet
Vizita studimore parashikoi jo vetëm eksplorimin e atraksioneve përgjatë shtegut, por mbi të gjitha
takime me aktorë publikë dhe privatë që përbëjnë panoramën e realiteteve që ata menaxhojnë dhe mënyrën e punës qeësjell përfitim nga numri në rritje i vizitorëve.
Të 11-të komunat e përshkuara nga rruga koordinohen për rritjen e vlerës se këtij burimi dhe qe ja kanë besuar menaxhimin nga pikëpamja e mirëmbajtjes, zhvillimit dhe promovimit Appennino Slow-it, një agjenci që koordinon dhe menaxhon pikat e informacionit dhe kujdeset për marrëdhëniet me institucionet dhe numri gjithnjë në rritje i kompanive private që kanë lindur gjatë rrugës për të ofruar shërbime me cilësi më të lartë.
Informacioni dhe idetë e mbledhura do të përdoren nga grupi i punës NaturKosovo për të hartuar
që sjell zhvillim dhe mundësi për komunitetet vendore.
NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë - Ambasada e Italia në Prishtinë, zbatuar nga Volontari nel mondo RTM dhe CELIM Milano, në partneritet me Utalaya Foundation, CAI - Italian Alpine Club, National Alpine Rescue Corps e Speleologjike - CNSAS, AITR - Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm.