Ambasadorja e Rusisë në Sofje Eleonora Mitrofanova tha në një postim në Facebook të premten se synon t'i drejtohet pa vonesë udhëheqjes së vendit të saj për mbylljen e ambasadës ruse në Bullgari, e cila do të çojë në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e misionit diplomatik bullgar në Moskë.
“Përgjegjësia për pasojat e mëtutjeshme të rënda të këtij hapi është tërësisht e Qeverisë së Kiril Petkovit”, theksoi ambasadorja.
Ndërkohë, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku në profilin e saj në Twitter shkroi të premten se vendimi i Bullgarisë për të dëbuar 70 personel rus si agjentë të huaj është një vendim sovran që duhet respektuar.
"Aleatët e NATO-s dënojnë me forcë modelin e sjelljes shtrënguese të Rusisë dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset dhe institucionet tona demokratike dhe për të synuar sigurinë e qytetarëve tanë," shtoi Lungesku.