NATO mban takim në kohën kur presioni i Ukrainës për armët po rritet
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen sot në Pragë, ndërkohë që thirrjet për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e furnizuara në sulmet në territorin rus po rriten.

Zyrtarët do të takohen për dy ditë përpara samitit të NATO-s në korrik, ku pritet të shpallet një paketë e re mbështetjeje për Ukrainën.

Kievi zyrtar u ka bërë presion mbështetësve perëndimorë, veçanërisht SHBA-së, që ta lejojnë të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Franca dhe Gjermania thanë dje se mbështesin Ukrainën për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, por ministri i jashtëm i Italisë e përjashtoi këtë.

Në një intervistë më herët sot, Antonio Tajani tha se "të gjitha armët që dërgohen nga Italia duhet të përdoren brenda Ukrainës". /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024