NATO dënon vendimet e liderëve të Federatës Ruse dhe Koresë Veriore për të zgjeruar në mënyrë të rrezikshme agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se thellimi i bashkëpunimit ushtarak Rusi-Kore Veriore ndikon në sigurinë euro-atlantike, me implikime edhe për Indo-Paqësorin.
Në deklaratë thuhet se përveç mbështetjes për përpjekjet luftarake të Rusisë përmes ofrimit të miliona municioneve dhe raketave balistike, mijëra trupa luftarake të dislokuara nga Koreja Veriore përbën një zgjerim të rrezikshëm të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të kthehet në përputhje me këto rezoluta dhe të mbajë detyrimet e saj ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të mos ofrojnë asnjë lloj ndihme ndaj agresionit të Rusisë dhe dënojmë të gjithë ata që po lehtësojnë dhe në këtë mënyrë po zgjasin luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
NATO paralajmëron se do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj, veçanërisht në Indo-Paqësorin, për të promovuar paqen dhe për të parandaluar Rusinë që të minojë stabilitetin rajonal dhe global.