Nata luftarake e kampionëve, Atdhe Delijaj mposht bullgarin Veselin Vasilev
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Augsburg të Gjermanisë kanë nisur meçet e boksit “Nata luftarake e kampionëve”, ku Robin Krasniqi do të ndeshet kundër portugezit Jorge Silva. Dueli i parë i boksit profesional të këtij eventi ndërmjet kosovarit nga Peja Atdhe Delijaj dhe bullgarit Veselin Vasilev tashmë është përmbyllur. Boksieri kosovar në luftën e tij të pestë në karrierë ka mposhtur kolegun bullgar pas katër raundeve në kategorinë e lehtë e rëndë. Pas këtij dueli në radhë është ai ndërmjet Kushtrim Tahirukajt nga Deçani, kundër boshnjakut Milos Janjanin (30) në kategorinë super e mesme. Boksieri kosovar ka pesë fitore nga pesë duele në boksin profesional

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024