Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump vendosi sot të emërojë Jared Isaacman si kreun e NASA-s, një miliarder dhe astronaut komercial, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk, themeluesit të SpaceX.
Isaacman, një pilot dhe astronaut komercial dhe kryeshef i kompanisë së përpunimit të pagesave Shift4 Payments, drejton programin privat Polaris të përdorur nga anija kozmike SpaceX për të dërguar astronautët në orbitë.
Dy drejtuesit e fundit të NASA-s ishin ish-politikanë. Njeriu i parë i Trump në krye të NASA-s ishte ish-deputeti i Oklahomas Jim Bridenstine, i cili nisi programin Artemis dhe e bindi Kongresin të rriste buxhetin e agjencisë për ta financuar atë. Biden emëroi ish-senatorin nga Florida, Bill Nelson, për të udhëhequr NASA-n.