Napoli do të ketë Amir Rrahmanin, Mathias Oliveran dhe Hamed Traoren përsëri në formacionin startues, pasi Francesco Calzona pritet të luajë me skuadrën e tij më të fortë për t'u përballur me Barcelonën në ndeshjen e dytë të 1/16-të të Ligës së Kampionëve sonte.
“Partenopei” shkon në “Camp Nou” me rezultatin 1-1 nga ndeshja e parë në shtëpi në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përcjellë KosovaPress.
Nga ana tjetër, Barcelona ka disa mungesa, pasi mesfushorët Pedri, Gavi dhe Frenkie De Jong mbeten ende jashtë për shkak të lëndimeve, ashtu si edhe Alejandro Balde. Marcos Alonso dhe Ferran Torres janë gjithashtu në dyshim.
Xavi pritet të emërojë treshen e tij të preferuar, Lamine Yamal, Joao Felix dhe golashënuesi kryesor Robert Leëandoëski në fazën e sulmit.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Traore; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Barcelona (4-3-3): Ter Stege, Kounde, Araujo, Martinez, Cancelo; Fermin, Christensen, Gundogan; Yamal, Leëandoëski, Felix.