Napoli i Rrahmanit nuk gjen fitoren e shumëkërkuar për kthimin e liderit në Serie A
Sport
Lexohet për: 1 min.
Napoli Lazio
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadrat e njohura italiane Napoli dhe Lazio janë takuar në sfidën e vështirë të dielën mbrëma në “Diego Armando Maradona.”

Ndeshja në stadiumin e njohur përfundoi me fitoren e skuadrës nga Roma 0:1, me golin e Gustav Isaksen në minutën e 79-të, pas asistimit të Tijjani Noslin.

Pas kësaj humbjeje, Amir Rrahmani, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe bashkëlojtarët e tij, dështuan të rimarrin kreun nga Atalanta, e cila ka 34 pikë, ndërsa Lazio renditet në pozitën e pestë me 31 pikë, pas 15 xhirosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025