Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se është i gatshëm t'i japë Paris Saint-Germain një zbritje të vogël për sulmuesin Victor Osimhen.
Napoli ka pritur ta shes sulmuesin nigerian këtë verë për t'i lejuar të sjell përforcime për projektin e ri të Antonio Contes, por për momentin asnjë klub nuk ka ofruar të përputhet me klauzolën e tij të lirimit prej 130 milionë eurosh, kështu duke e vonuar nënshkrimin e Romelu Lukakut nga Chelsea, raporton KosovaPress.
“Corriere dello Sport” detajon se si presidenti i Napolit De Laurentiis është i gatshëm të ofrojë një zbritje të vogël në klauzolën e lirimit prej 130 milionë eurosh të Osimhen, në mënyrë që të lehtësojë një marrëveshje me PSG-në, të etur për të fituar para nga sulmuesi së shpejti.
Ditët e fundit, agjenti i sulmuesit nigerian Roberto Calenda fluturoi në kryeqytetin francez për të ndihmuar në përparimin e një marrëveshjeje, dhe drejtorët e klubit janë duke punuar shumë duke u përpjekur të gjejnë gjuhën e përbashkët nga trajnimi i tyre në Castel di Sangro.