Nagelsmann refuzon të përjashtojë mundësinë e transferimit të Kane
Lexohet për: 2 min.
9-Naggelsman
2 vite më parë
Linku u kopjua

Julian Nagelsmann ka pranuar se Bayern Munich do të donte të nënshkruante me Harry Kane dhe ka refuzuar të përjashtojë një lëvizje për sulmuesin e Tottenham.

Bayern është në kërkim të një zëvendësimi të Robert Lewandowskit dhe shefi ekzekutiv i tyre Oliver Kahn zbuloi këtë javë se do të ishte një ëndërr për të transferuar Kane.

Tottenhami e bëri të qartë verën e kaluar se Kane nuk ishte në shitje për shkak të interesimit nga Manchester City, dhe Nagelsmann pranon se Bayern mund të mbetet jashtë garës për shkak të çmimit të lartë.

Por kapiteni i Anglisë është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Tottenham, dhe interesi publik nga Bayern mund të shtyjë krerët e skuadrës londineze në bisedime për një marrëveshje të re.

“Shumë i shtrenjtë, ky është problemi. Por një lojtar brilant, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Do të ishte e mundur që ai të shënonte shumë gola në Bundesligë, por mendoj se do të jetë e vështirë për Bayern Munich ta bëjë këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Nagelsmann.

Në 385 ndeshje në të gjitha garat për Tottehamin, Harry Kane ka arritur të regjistrojë plot 247 gola dhe 59 asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024