Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.

Gjatë raportimit në Komisionin për arsim, pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve, opozitarë, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe më pastaj në Kuvend.

Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.

Para deputetëve, ajo nënvizoi gatishmërinë e dikasterit që drejton për plagjiaturën në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro. I njëjti, ajo tha se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024