Nagavci: Për herë të parë filluam arsimin dual në 12 profile
Lajme
Lexohet për: 2 min.
FSDF
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka thënë se mësimin dual për herë të parë e ka filluar Qeveria aktuale. Në mësimin dual sot janë 12 profile, ku 1500 nxënës 50 për qind të kohës kalojnë praktikën në biznese.

Nagavci, ka thënë se përveç praktikës këta nxënës edhe paguhen.

“Ndonëse ka qenë e paraparë me ligj zhvillimi i mësimit dual, deri në kohën kur ne e kemi marrë mandatin, nuk ka pas në asnjë shkollë, në asnjë komunë, implementim të mësimit dual, sipas sistemit që e kemi tani, sipas sistemit të vendeve gjermano folëse. Ne kemi filluar të realizojmë mësimin dual fillimisht në vitin 2022 dhe sot që po flasim i kemi 12 profile. Filluam vitin e parë me katër profile me bashkëpunim edhe me kompanitë dhe bizneset dhe tani i kemi të konsoliduar 12 profile të cilat po implementohen suksesshëm. Janë diku rreth 1500 nxënës të cilët po vijojnë mësimin dual dhe të cilët gjatë shkollimit të tyre 3 vjeçar, 51 për qind të kohës të shkollimin e kryejnë në kompanitë dhe ndërmarrje, duke i zhvilluar kështu kompetencat e tyre praktike dhe përtej kësaj ata realizojnë edhe pagesë”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka theksuar se përveç 12 profileve, tashmë Ministria e Arsimit ka finalizuar dhe korrikuluar 10 profile të reja, të cilat do të hapen ditëve në vijim. /A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025