Nagavci nënshkruan një udhëzim për asistentët e fëmijëve me nevoja të veçanta
Lexohet për: 1 min.
shkolla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci Kam ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Nagavci ka shkruar në Facebook se edhe një hap i rëndësishëm sa i përket asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

 “Me këtë UA, të gjithë asistentët e punësuar duhet t’u ofrojnë mbështetje profesionale, fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar për arsim gjithpërfshirës efikas dhe cilësor. Mbesim të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për këta nxënës dhe po punojmë edhe në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit. Në dy vitet e kaluara janë punësuar 186 asistentë në shkolla ndërsa, deri në fund të mandatit do të punësojmë edhe 300 tjerë”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025