Nagavci: Kurti po bën gjithçka për zgjedhjen e presidentit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nagavci: Kurti po bën gjithçka për zgjedhjen e presidentit
03/03/2026 - 11:49
Linku u kopjua

Derisa po mbahej takimi Kurti-Abdixhiku, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka që presidenti i vendit të zgjidhet brenda afateve kushtetuese.

Ajo para mediave ka theksuar nevojën që të ketë garanci se në momentin e votimit te presidentit do të jenë 80 vota në kuti.

“Kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka çka është në kompetenca të tij që të kemi presidentin apo presidenten brenda afateve kushtetuese dhe të shmangen edhe një palë zgjedhje”, theksoi ajo.

E pyetur se a do ta kandidojnë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë dhe vlerësimin për performancës se saj, ajo tha se kjo nuk ka të bëjë me vlerësim por me vota të deputetëve.

“Teknikisht Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë nënshkrime për dy kandidatë. Ndërkohë deputetët e Kuvendit mund të mbledhin nënshkrimet për katër kandidatë. Ne jemi të interesuar që nënshkrimet tona të jenë në funksion të zgjedhjes së kandidatit apo kandidates e cila do të votohet dhe do të merr votat e më shumë se 80 deputetëve në Kuvend…..Nuk ka të bëjë me vlerësim të performancës  por me vota të deputetëve. Duhet të jemi të sigurt se ne kemi 80 vota në kuti”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026