Nagavci komenton dorëheqjen e Pupovcit
Lexohet për: 1 min.
Arberie-Nagavci-MASHT-Konferenca-3-of-9
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci.

Sipas saj Pupovci e ka njoftuar se për arsye personale dhe shëndetësore deri në fund të vitit do të jetë në këtë pozitë.

Ajo tha se deri më tani nuk ka pranuar dorëheqje formale, por vetëm njoftim.

“Ka treguar që për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti….Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, u shpreh ajo.

E gjatë ditës së djeshme ishte vet Dukagjin Pupovci i cili konfirmoi se ka dhënë  dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit. /B.Ibishi/

https://kosovapress.com/pupovci-doreheqjen-formale-nuk-e-kam-paraqitur-ende-ne-mashti-do-te-jem-deri-ne-fund-te-vitit/
https://kosovapress.com/wp-admin/post-new.php
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025