Nagavci: “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III dedikuar diasporës
Lexohet për: 1 min.
kushi-e-nagavci-1024x683-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka takuar sot ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi me ç’rast kanë biseduar për punën e deritanishme dhe projektet e përbashkëta.

“Diskutuam për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë. Falenderoj ministren Kushi për mbështetjen që na ofroi në lidhje me përvojën e Shqipërisë në zhvillimin e provimeve të licencimit për profesionin e mësuesit dhe profesionet e tjera të rregulluara”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

“Kisha kënaqësinë të takoj sot ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi me ç’rast biseduam për punën e deritanishme dhe projektet tona të përbashkëta. Po ashtu diskutuam edhe për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë. Falenderoj ministren Kushi për mbështetjen që na ofroi në lidhje me përvojën e Shqipërisë në zhvillimin e provimeve të licencimit për profesionin e mësuesit dhe profesionet e tjera të rregulluara”, ka shkruar Nagavci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024