Nagavci: Do të vazhdojnë konsultimet me partitë opozitare për çështjen e presidentit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nagavci: Do të vazhdojnë konsultimet me partitë opozitare për çështjen e presidentit
nagavci-foto
30/03/2026 - 14:27
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojë konsultimet me partitë opozitare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se nëse nevojitet një rrugë tjetër për konsensus, duhet shqyrtuar pas diskutimeve.

Edhe Nagavci përmendi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të padrejta e të panevojshme

 “Kryeministri Kurti, kryetar i LVV-së tashmë e ka bërë të ditur që do të vazhdojë diskutimet me krerët e partive opozitare, në rast të PDK-së dhe të LDK-së. Ne besojmë, presim që të ketë një marrëveshje dhe të arrijmë të zgjedhim presidentin, po ashtu duke pasur parasysh se janë të panevojshme, të padrejta edhe një palë zgjedhje të reja. Ndërkaq sa i përket nënshkrimeve të deputetëve, paraprakisht e kemi të qartë se kemi edhe së paku 44 deputetë të tjerë të cilët akoma nuk kanë dhënë nënshkrimet e tyre për të zgjedhur presidentin. Ndërkaq, nëse nevojitet një aspekt gjithësisht, një rrugë tjetër në raport me një konsensus i cili mund të arrihet, kjo është një temë që duhet të shqyrtohet pas propozimeve apo diskutimeve konkrete që ne mund të kemi për këtë temë”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026