Gjermania planifikon t’ua ndalojë shitësve nëpër pikat e karburantit të rrisin çmimet më shumë se një herë në ditë. Por kësi kufizimi nuk u është bërë atyre kur vjen puna te zbritja e tyre.
Këtë lajm e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, e cila tha se një vendim i tillë është përpjekje për të luftuar rritjen e madhe të çmimeve të karburantit.
Reiche theksoi se çmimet e karburanteve rriten jashtëzakonisht shpejt kur çmimet e naftës bruto janë të larta, ndërsa nga ana tjetër ato bien ngadalë kur kostot ulen.
“Ne duam ta thyejmë këtë mekanizëm,” tha ajo, duke shtuar se masa do të zbatohet përmes një ndryshimi në ligjin kundër monopoleve.Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur ndjeshëm që kur Izraeli dhe SHBAfilluan sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt.
Teherani është përgjigjur duke goditur shtetet e Gjirit të pasura me naftë që strehojnë baza ushtarake amerikane dhe duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe kjo për furnizimin global me naftë.