Profesori universitar, Mytaher Haskuka ka deklaruar se statuti i ri i Universitetit të Prishtinës do të sjellë një ndryshim radikal në punën e këtij universiteti, duke e ndryshuar dhe duke e bërë çerdhe të mendimit kritik , kërkimit shkencorë dhe inovacionit.
Haskuka në panelin për arsimin, kulturë, rini e sport të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se Ministria e Arsimit dhe Ajo e Kulturës, kanë bërë strategji të mira në zhvillimin e këtyre sektorëve, nga të cilat pasataj ka ndikim edhe në zhvillimin ekonomik.
Ai shtoi se arsimi publik falas ka qen një premtim që është realizuar, por edhe bursat ku ka deficit janë shumë të rëndësishëm. Haskuka u ndal edhe te statuti i ri i Universitetit të Prishtinës.
“Mendoj që është një statut që bie një ndryshim radikal në punën e Universitetit të Prishtinës dhe do ta ndryshojë Universitetin e Prishtinës dhe pikërisht ta bëjë çerdhe të mendimit kritik , kërkimit shkencorë dhe inovacionit”, tha ai.