Trumpetisti Fabrizio Bosso, një ndër muzikantët më të mëdhenj të xhazit në Itali, i bën homazh gjeniut muzikor Stevie Wonder në projektin e ri “We Wonder”. Këtë e bën në kuadër të edicionit të 14-të të Chopin Piano Fest, i cili mbahet në kryeqytetin kosovar që nga viti 2010. Koncerti mbahet më 18 maj në orën 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qëndroe Universitare”. Për të rezervuar vendin tuaj falas, duhet të regjistroheni në këtë link.
Energjia dhe vitaliteti që karakterizojnë stilin e pagabueshëm të Stevie Wonder, forca shprehëse e baladave të tij më të famshme, së bashku me teknikën dhe lirikën e trumbetës së Fabrizio Bossos, kujdesin për aranzhimet dhe personalitetin muzikor të secilit muzikant të kuartetit, janë të gjitha elemente që e bëjnë këtë koncert unik dhe të papërsëritshëm, të mbështetur nga Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.