Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, rreth 80 mijë vizitorë prej fillimit të vitit
Lexohet për: 1 min.
muzeu ne kruje
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka pasur rritje të numrit të vizorëve. Shifrat i bëri publike vetë muzeu që shprehet se numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë polakët, italianët dhe spanjollët.

Rreth 80 mijë vizitorë nga fillimi i vitit kanë hyrë në muzeun e Krujës. Ky është një dyfishim i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Muzeu ka ndarë dhe një video në faqen e tij me pamje të vizorëve, shumicën e të cilëve e përbëjnë polakët.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2023 muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u vizitua nga 110,162 vizitorë, ku 50 % ishin vizitorë të huaj, 30 % vendas dhe 20 % nxënës dhe studentë. Por duke parë trendin, duket se këto shifra do tejkalohen në 2024-ën.

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale apo riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025