Mustafa për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe Berishën: Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i shqetësuar për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë, duke ngritur pyetjen nëse kjo nënkupton një “drejtësi shtetërore apo turp kombëtar”.

Mustafa ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po qëndron në arrest shtëpiak lidhur me akuzat për korrupsion.

Ai ka shkruar në Facebook se vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në  burg dhe arrest në emër të popullit.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në  burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”, shkruan Mustafa.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
71
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024