Basha: Kadare i tregoi botës identitetin evropian të kombit shqiptar
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen sot në nder të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Basha u shpreh se kjo është një humbje e madhe për letërsinë shqiptare.

Sipas Bashës, Kadare i tregoi botës identitetin evropian të kombit shqiptar.

“Kadare është ngjitur në Panteonin e përjetësisë si njeriu që në kohën më të vështirë për kombin shqiptar i kujtoi bashkëkombësve dhe gjithë botës se ne jemi një ndër kombet e identitetit europian dhe i formimit të identitetit europian. Kjo në një kohë që u bë çdo përpjekje për të shkatërruar lidhjet e shqiptarëve me habitatin e tyre që është Europa”, tha Basha.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë më tej pati një apel dhe për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri.

“Kisha një mesazh për të rinjtë, që të përpiqen të lexojnë qoftë edhe një poezi, apo roman të Ismail Kadaresë se do t’i shndërrojë,  të kuptojnë vlerën e tyre si shqiptarë, qoftë edhe si individ”, tha Basha./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024