Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa duke komentuar deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati për akcizën dhe TVSH-në për naftën, ka thënë se ai në vend që të ofrojë zgjidhje për t’i përkrahur qytetarët me këto çmime të papërballueshme, ka hyrë në teori konspirative, fajësim të gjithkujt përveç pasivitetit të tij dhe gjueti shtrigash.
Mustafa ka shkruar se qytetarët nuk kanë nevojë për përgjumjet plot paranojë të ministrit por kanë nevojë për zgjidhje.
Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati ka thënë se thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve. Sipas tij, ulja e TVSH-së apo akcizës në situata kur vendi përballet me inflacion, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori.
Në reagimin e Muratit në rrjete sociale, thuhet se rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimit të furnizimit nga importi, që është jashtë kontrollit të tyre, por edhe për shkak të rritjes së marzhës së fitimit nga tregtarët e naftës, sidomos tani kur pritet ardhja e mërgatës.