Lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Ankandi
15 orë më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë ka lansuar të mërkurën ankandin e parë të erës prej 100 MW në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se  këtë vit “jashtëzakonisht të suksesshëm për sektorin e energjisë po e përmbyllim edhe me një sukses - hapjen e Ankandit parë të erës prej 100 MW në Kosovë”.

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon. Kemi rritje të burto produktit vendor me 6.36 mesatarisht në tri vitet e fundit. Kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfishim të investimeve të huaja direkte. Sipas këtij parimi jemi siguruar që qytetarët janë pjesë e politikave tona. Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptim energjetik. Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme, energji të ripërtritshme të diellit. Deri vitin 2031 jemi zotuar që të arrijmë 1600 MGW nga burimet e ripërtitshme të energjisë”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky projekt është i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonomin e vendit.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad tha se ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore dhe tha se ankandi me 100 MW është me sasi domethënëse të prodhimit të energjisë së pastër.

Sipas tij, kjo tregon se Kosova është e gatshme të kalojë nga prodhimi i energjisë së papastër ne të pastër dhe se “ky është drejtim i duhur dhe përgëzoj Kosovën, qëllimi i Kosovës është 35% e energjisë se pastër deri në vitin 2031”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024