Mustafa e sheh të rëndë marrëveshjen e Ohrit: Kurti po tensionon situatën në veri
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzon kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend. Ai, në një intervistë për KosovaPress thotë se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë poena për shtensionim të situatës. Mustafa thekson se Kurti s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se ajo e 2013-ës. Ndër të tjera, Mustafa flet edhe Asociacionin dhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaron se nuk ka pasur nevojë që të tensionohet situata në veri të vendit dhe që kryetarët e komunave atje nuk kanë pasur nevojë të “instalohen në zyret e tyre me njësi speciale të Policisë”.

Ish-kretari i LDK-së ka bindjen se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e automjeteve e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, siç thotë ai, që kanë të pakordinuara me ndërkombëtarët.

Ai potencon se kryeministri s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, siç nënvizon ai, përmes veprimeve të eskalimit të situatës në veri.

Në një intervistë për KosovaPress, Isa Mustafa flet edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociacionit, të vitit 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa shprehet se dokumenti është bërë si obligim i tyre që të implementohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes së parë, të vitit 2013, kur Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas Mustafës, shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të rëndë e sheh ai edhe çështjen e pozitës se Kishës Ortodokse serbe, e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me draft-statutin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin, ish-kreu i LDK-së thotë se ajo nuk ishte detyrë e Ramës, por e Kurtit.

Ai thotë se nuk mund të kritikohet kryeministri shqiptar për draft-statutin nëse qeveria nuk del me propozim të saj.

Mustafa flet edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Derisa potencon se Kosova ka qenë e respektuar nga Bashkimi Evropian, ai shtron pyetjen se nëse BE tërheq masat ndaj Kosovës, “a do të jemi sikur në gjendjen që ishim më parë?”.

Mustafa i quan tërësisht të gabuara deklaratat e ministres së Punëve të të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila para dy javëve, në forumin e Dubrovnikut i është referuar Bashkimit Evropian si “tigër prej letre”.

Ai thekson se Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap pa BE-në.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kerkohet-te-merren-parasysh-thirrjet-e-aleateve-per-depershkallezim/
https://kosovapress.com/admin/situata-ne-veri-escobar-ka-potencial-te-behet-konflikt-rajonal/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kurtit-i-kerkohet-te-pranoje-kerkesat-e-aleateve/
https://kosovapress.com/admin/eurodeputetja-burkhard-mbeshtet-kosoven-per-situaten-ne-veri-shba-ke-te-ndryshojne-rrugen/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024