Musliu: E ftoj Agim Veliun të dalim ta kërkojmë qeverinë sepse ka humbur
Lexohet për: 2 min.
ganja
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Deputetë nga partitë në opozitë kanë kritikuar kabinetin qeveritar për mungesë në këtë seancë, meqë asnjë nga ministrat nuk ishte i pranishëm.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qeveria ka humbur, derisa fjalimin e ka përcjellë me humor duke e ftuar ish ministrin e Brendshëm Agim Veliun, që bashkë të dalin dhe ta kërkojnë qeverinë.

“Nëse të kujtohet Agim Veliu gjatë mandatit të kaluar tri herë e pata përsëritë një pyetje parlamentare dhe nuk vije me u përgjigje, ta pata shkru një letër këtu ‘kërkohet’ dhe hala pa e kry fjalimin ti më thirrë në telefon dhe më tregon ku je. E sot publikisht po të ftoj të dalim bashkë e i marrim edhe disa të Vetëvendosjes që atëherë fotografoheshin me atë letër, të lypim qeverinë sepse kemi mbet pa qeveri”, ka thënë Musliu.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se qeverinë nuk mund ta kërkojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E nderuara deputete Musliu edhe atëherë kur ju keni menduar që kam qenë i humbur, nuk kam qenë i humbur, por pikërisht kam qenë duke u marrë me këta që sot po merreni edhe ju. Kurse sa i përket çështjes së dytë që e ngritët, unë besoj që mund të të ndihmoj ta gjejmë qeverinë sepse e kemi lehtë t’i lypim sepse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kemi nevojë me i kërku”, ka thënë Veliu.

Kësaj i është përgjigjur deputeti PDK-së.

“Duke e ditë efikasitetin tuaj në punë dhe përgjegjësi që ke, kërkova ndihmën tënde me i lyp sepse vërtetë këta kanë humbur dhe thonë çka humb mos u gjetë”, ka thënë Musliu./G. Kadrija

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025