Murseli e pranon se numri i telefonit është i tij, mohon mesazhin: “Shoki, puna kryhet sigurt nesër”
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Murseli e pranon se numri i telefonit është i tij, mohon mesazhin: “Shoki, puna kryhet sigurt nesër”
naim murseli 266666
11/02/2026 - 14:39
Linku u kopjua

Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore,  Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023, u përball me pyetjet e prokurores për mesazhet telefonike të shkëmbyera me Granit Plavën një ditë para krimit.

Naim Murseli mohoi se i ka dërguar mesazhin Granit Plavës: “Shoki, puna kryhet sigurt nesër”.

I pyetur nga prokurorja Javorka Perlinçeviq për numrin e telefonit, Murseli konfirmoi se ka qenë numri i tij telefonik , por tha se nuk i kujtohet nëse i ka dërguar mesazhe Granit Plavës.

“Unë kam qenë përdorues i këtij numri”, tha shkurt ai.

Prokurorja e pyeti Murselin se a e ka dërguar këtë mesazh.

“Nuk më kujtohet, por numri im është”, tha Murseli.

Prokurorja tregoi se janë bërë katër ekspertiza në telefonin e Granit Plavës.

“Nën ato dy mesazh ne kemi katër ekspertiza, të cilat janë të incizuara në telefonin e Granitit: tri thirrje të humbura nga numri i njëjtë që janë dërguar mesazhet më 29.11.2023. Mesazhi i parë në orën 9:16, thirrja e dytë e humbur është ditën e njëjtë, në orën 9:21”, tha ajo.

Naim Murseli, tek përgjigjej për mesazhet e dërguara, tha se Plava dhe Kokalla kishin pasur një problem në Gjakovë, prandaj  i kishte telefonuar Plavës.

“Nuk më kujtohet në çfarë konteksti i kam dërguar këto mesazhe dhe e dyta atë ditë jam takuar me Granitin, sepse Kushtrimi dhe Graniti e kishin pasur një problem në Gjakovë dhe unë e thirrja Granitin, por nuk përgjigjej, por Kushtrimi kishte folur me të, nuk e di qysh, sidoqoftë më tha shko në filan vendin, të pret Graniti aty dhe unë iu bashkangjitem aty”, tha Murseli.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokallën akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, Murseli e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për përfitim financiar, duke i premtuar Plavës 30 mijë euro nëse e kryen atë.

Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën “vrasje e rëndë”.

I akuzuari i katërt, Tom Dodaj, i cili ua shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro, ka pranuar fajësinë. Themelorja e dënoi me pesë vjet burgim, ndërsa, më pas Apeli ia uli dënimin në tri vjet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026