Murray zbulon se çfarë i duhet të bëjë për ta përmirësuar formën e tij këtë vit
Lexohet për: 1 min.
8-Murray
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tenisti i njohur, Andy Murray beson se përmirësimi i shërbimit të tij mund të jetë çelësi për ta rigjetur formën e tij në vitin 2024.

Murray po përgatitet për Australian Open, garë kjo që fillon më 14 janar, ku ai është kampion pesë herë, raporton KosovaPress.

36 vjeçari regjistroi dy fitore radhazi në Melbourne vitin e kaluar, para se të eliminohej në raundin e tretë nga Roberto Bautista Agut.

“Vitin e kaluar, kur erdhi puna te shërbimi në ndeshje, unë nuk po merrja pikë aq sa duhet”, tha Murray para ndeshjes së raundit të parë kundër Thomas Martin Etcheverry të shtunën.

“Nuk ndihesha rehat në fushë. Kështu që, shpresoj që me një përmirësim në shërbim dhe ndjenja paksa më të mira për lojën time, kur ta vë veten në aso pozita, gjithçka të shkoj mirë.

Përgatitja e Murray për Australian Open nuk shkoi siç ishte planifikuar, me tre herë kampionin e Grand Slamit që u eliminua nga Brisbane International në raundin e parë në fillim të muajit nga Grigor Dimitrov.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024