Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan
Lexohet për: 1 min.
4-Muriqi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit kaloi nga Lazio në formë huazimi te skuadra spanjolle Mallorca.

Ndërkaq, kjo e fundit sot me fillim nga ora 20:00 do të përballet kundër skuadrës së Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Mallorcas Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri i Mallorcas Luis Garcia.

Por, si do dukej formacioni i mundshëm i Mallorcas me Muriqin në krye, e gjeni më poshtë.

Mallorca (4-2-3-1): Roman; Maffeo, Russo, Sedlar, Costa; Battaglia, Ruiz de Galarreta; D. Rodriguez, Kubo, Sanchez; Muriqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025