Muric i ka thënë Sassuolos se nuk dëshiron të qëndrojë për sezonin e ardhshëm
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Muric i ka thënë Sassuolos se nuk dëshiron të qëndrojë për sezonin e ardhshëm
aro muric
13/05/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Portieri Aro Muric i Ipswich Town i ka thënë klubit të huazuar Sassuolo se nuk dëshiron të qëndrojë për sezonin e ardhshëm. Klubi i tij do të duhet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen afatgjate të portierit këtë verë. Ai është nën kontratë me Ipswich Town deri në qershor 2028, që do të thotë se i kanë mbetur edhe dy vjet në marrëveshjen e tij, sipas një raporti nga Gianluca Di Marzio.

“Jam mirënjohës për këtë sezon, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me fundin e huazimit tim, koha ime këtu mbaron gjithashtu. Ishte një vit pozitiv dhe e shijova, por e kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale” – tha Muric.

27 vjeçari, iu bashkua Sassuolos në mënyrë të përkohshme vitin e kaluar. Që atëherë, ai ka bërë 31 paraqitje në ligë për ekipin e Serie A këtë sezon.

Muric, i cili më Kombëtaren e Kosovës ka të zhvilluar 50 ndeshje në emrin e tij, ai kaloi kohë te Burnley përpara se ta kërkonte Ipswich Town. Gjithashtu ka luajtur në të kaluarën me skuadra si Manchester City, Nottingham Forest dhe Girona.

Lojtari i lindur në Zvicër ka zhvilluara shumë ndeshje te Sassuolo këtë sezon, gjë që e ka bërë reputacionin e tij të jetë i lartë dhe nuk do të ishte surprizë që skuadra të tjera të tregonin interes për të gjatë muajve të ardhshëm.

Juventusi kishte shprehur interesim për portierin dardan në janar. Megjithatë, në fund nuk u realizua asgjë në këtë drejtim.

Mbetet të shihet nëse “Tractor Boys” do të kërkojnë një portier të ri në afatin e ardhshëm kalimtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026