Murati thotë se ekonomia e Kosovës vazhdon të shënojë rritje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
96121675679727
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati ka folur rreth zhvillimit të ekonomisë në Kosovë përgjatë këtij viti.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pas rritjes në tremujorin e parë 5.62%, ekonomia ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë 4.27%, sipas të dhënave të ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8% - 3.9%.

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, bizneseve prodhuese dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar Murati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024