Murati takon Hargreaves, diskutojnë për thellimin e raporteve Kosovë-Britani e Madhe
Lexohet për: 1 min.
457325907_811962654441047_495594127349293343_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati priti sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë Jonathan Hargreaves me të cilin diskutoi mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, duke shqyrtuar mundësitë për investime në infrastrukturë dhe sport, me theks të veçantë në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Duke folur mbi rritjen e investimeve në Kosovë, ministri Murati theksoi programin “Dritarja e Investimeve të Diasporës” të lansuar nga Qeveria në korrik 2024, e cila ka për qëllim mbështetjen e bashkatdhetarëve që duan të kthehen dhe investojnë në vendin tonë.

Rritja e të hyrave, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mundësitë për rritjen e eksportit ishin disa nga temat tjera të diskutuara në këtë takim.

Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën vullnetin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024