Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, ka thënë se Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.
Ministri Murati ka thënë se paga mesatare e një polici në muajin e fundit ka qenë 840 euro burto, e cila sipas tij është 17 për qind më e lartë se paga mesatare në sektorin publik.“Në polici paga mesatare e muajit maj ka qenë 840 euro bruto, kjo është 17 për qind më e lartë se paga mesatare në sektorin publik dhe është gati dyfishi i mesatares në sektorin privat. Të thuhet se policia dhe organet e tjera të rendit është e pavërtetë. A do të donim edhe ne që të ishin më të larta, po për të gjithë sektorin publik dhe atë privat. Por, duhet të rritet edhe ekonomia karshi kësaj...Kurrë më shumë mbështetje s’kanë pasur qoftë për nga investimet në pajisje apo furnizime të tjera”, tha ai, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për ndalje të shtesave të rrezikshmërisë ndaj policëve./KosovaPress/