Një ditë pas deklaratave të Ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien se nëse ShBA-të nuk trajtohen si partner, as ata nuk do të trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere, kanë reaguar zyrtarë qeveritarë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Kosova është partner i përkushtuar dhe koordinohet me aleatët.
Ai ka fajësuar Prokurorinë Speciale pse s’po forcohet argumenti para ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që i transferonte në Kosovë sponsorizonte edhe grupet terroriste.
Krahas kësaj, Murati duke folur për trevjetorin e ardhjes në pushtet, tha se si qeveri kanë bërë më shumë sesa të gjitha ish qeveritë e kaluara bashkë.
Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në dikasterin e saj sfidë ka qenë jetësimi i reformës në drejtësisë, ku shtoi se pengesë për këtë po janë institucionet e drejtësisë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...