Murati: Ligji për TVSh-në është në përditësim, pritet të përfundojë gjatë këtij viti
Lexohet për: 3 min.
muratii
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) është në procesin e përditësimit, dhe se grupet punuese janë duke punuar që deri në fund të këtij viti të jetë ligj i ri i cili do të marrë parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët, por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor.

Në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Doganës së Kosovës, në të cilën u prezantuan lehtësirat e krijuara për bizneset, Murati tha se për të mbështetur edhe prodhuesit vendor në tetorin e vitit të kaluar kanë miratuar edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve e gjithashtu edhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese ashtu që ta kenë më të lehtë të shtojnë vlerë në vendin tonë.

Në këtë drejtim, ai ka renditur edhe disa nga hapat tjerë që kanë ndërmarrë si qeveri për t’i dalë në ndihmë bizneseve.

Ai shtoi se me mbështetjen e Bankës Botërore kanë miratuar vitin e kaluar themelimin e dritares së vetme kombëtare, e cila do të jetë një platformë, ku të gjithë tregtarët, bizneset që merren me tregti do të mundësohet kryerja e të gjitha shërbimeve në mënyrë digjitale në kohë të shkurt dhe me efikasitet të lartë.

Mes tjerash, Murati tha se gjatë vitit të kaluar Dogana e Kosovës ka iniciuar mbi 1800 kundërvajtjeje dhe 83 kallëzime penale përmes të cilave është synuar mbrojtja tregtarëve në mënyrë që të respektohet rendi dhe ligji.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se arritjet në këtë institucion do të ishin të pamundura pa partnerët e sektorit privat.

Lluagaliu derisa përmendi rritjen e të hyrave, ka theksuar se ka rritje të eksportit në sasi, ndonëse ka rënie në vlerë, për çfarë ka përmendur edhe faktorët që kanë ndikuar.

Në fund ai tha se nga kjo pasqyrë vërehet se vit për vit, numri i dërgesave në tregtinë e jashtme rritet me 10 për qind përderisa kapacitetet pothuajse mbesin të njëjta, për çfarë tha se është e domosdoshme që të ngritin nivelin e efikasitetin për të siguruar që numri i dërgesave procedohet brenda kohës. /E. Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024