Murati: Inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK s’do ta kishte çuar ligjin në Kushtetuese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Murati në Kuvendin e Kosovës, tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind, por do të ishte edhe më i ulët nëse ky ligj nuk do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se çmimi i importit për 1 litër vaj në kufi sillet me 1 euro e 10 centë, ndërsa vazhdon të shitet me marzha të larta fitimi.

Megjithatë, ai tha se përveç Shqipërisë, Kosova ka inflacionin më të ulët në rajon.

“Ne jemi më mirë se të gjitha vendet e rajonit sa i përket inflacionit. Kroacia ka inflacion 10.6, Bosnja 12.9, Mali i Zi 15 për qind, Bullgaria 16, Maqedonia e Veriut 16.7. Pra ky inflacion prej 10.5 për qind normalisht do të ishte edhe më i ulët nëse nuk do të dërgohej ligji për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese nga vet LDK-ja. Çmimi për 1 litër vaj që hyn tash në kufi është 1 euro e 10 centë, por normalisht tregtarët vazhdojnë ta sheshin në marzha të fryra të fitimit, pasi që këtë gjë ju ka mundësuar LDK-ja, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Murati iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë sa i përket kritikave për mungesë të investimeve kapitale./KosovaPress/

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
66
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024