Murati fton qytetarët t’i bashkohen regjistrimit të popullsisë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që t’i bashkohen procesit të regjistrimit të popullsisë deri në përfundimin e të cilit kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë. Ai ka thënë se përmes regjistrimit do të dihet saktë edhe numri i pensionistëve në Kosovë, fëmijëve nën 16-vjeç, dhe të dhëna tjera demografike.

“Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë. Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira. Kushdo që ende nuk është regjistruar, duhet ta bëjë këtë. Regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri më 17 maj”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024