Murati: Ekzekutimi i pagave për gusht është bërë pjesërisht, grevistëve do t’u zbriten pagat
Lexohet për: 1 min.
Hekuran Murati
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati shprehet këmbëngulës se punëtorët grevistë nuk do të marrin pagën e plotë.

Ai në konferencën për media bëri të ditur se ekzekutimi i pagave për muajin gusht është bërë pjesërisht, pasi që procedimi i llogaritjeve të pagave nuk është bërë me kohë.

“Janë proceduar pagat vetëm për ato institucione ose organizata buxhetore, të cilat kanë dorëzuar listat e punëtorëve”, tha ai.

Murati ka ftuar mësimdhënësit që të nisin nesër punën dhe prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Ndryshe, SBASHK-u ka paralajmëruar se procesi mësimor nuk do të fillojë më 1 shtator.

BSPK-ja të martën ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Murati, i cili ka thënë se do t’u ndalen pagat grevistëve për aq kohë sa qëndrojnë në grevë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025