Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere në Kuvendin e Kosovës po shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitin 2025. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit të ardhshëm është i zhvillimit të Kosovës.
Ai para anëtarëve të komisionit prezantoi në detaje buxhetin, derisa tha inflacioni pritet të bie në Kosovë, që sipas tij kjo do të mundësojë rritjen ekonomike të Kosovës.
Mirëpo të kundërtën e tha anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, deputeti Mërgim Lushtaku.
Ai tha se buxheti i prezantuar është i planifikuar dobët dhe që s’do të ketë rezultate konkrete në implementimin e tij.Atij i reagoi ministri Murati, i cili tha se qytetarët e dinë se kush po mashtron dhe kush po realizon premtimet.
Sipas tij, qeveria Kurti ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna, siç janë rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave. Ndërkaq, akuzoi Lushtakun se partia e tij, PDK sa kishte qenë në qeverisje diçka tjetër premtonte dhe të tjera gjëra i bënte në ekzekutiv.
Por, ministri Murati, tha se rritja e pensioneve ka bërë që të rriten subvencionet dhe transferet. Sipas tij, mosdija për këto çështje tregon se premtimet që po i bën PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit janë të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena.
Kritika ndaj buxhetit për vitin 2025, adresoi edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Në komision po vazhdon debati në lidhje me Projektligjin për buxheti për vitin 2025. /KosovaPress/