Murat Yakin do të vazhdojë të jetë trajner i Xhakës e Shaqirit te Zvicra pas suksesit në Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
4-Yakin
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se trajneri Murat Yakin ka vazhduar kontratën e tij me kombëtaren pasi e çoi vendin në çerekfinale të EURO 2024.

Yakin dhe ndihmës trajneri i tij Giorgio Contini kanë rinovuar të dy kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën, gjë që nënkupton se ai do të vazhdojë të ketë nën urdhrat e tij Granit Xhakën e Xherdan Shaqirit, raporton KosovaPress.

Zvicra eliminoi Italinë me një fitore 2:0 në raundin e 16-të dhe Anglisë iu desh të mbështetej në goditjet e penalltisë për t'i eliminuar “Helvetikët” në çerekfinale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025