Munishi: Futbolli kosovar në krizë
Vendor
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri kosovar Ismet Munishi thotë se futbolli kosovar është në krizë. Ai përmes një reagimi në Facebook ka listuar disa probleme që sipas tij po e mundojnë këtë sport në Kosovë duke ia humbur hijeshinë dhe entuziazmin që futbolli duhet ta ketë.

Ai ka thënë se në kohët e fundit ka humbur përkushtimi i klubeve ndaj tifozëve dhe se ata po mashtrohen sepse gjithçka po bëhet për para, transmeton KosovaPress.

“Pjesa më e rëndësishme e futbollit janë tifozët, kur ata të shkojnë nga stadiumi të jenë të lumtur. Është koha dhe dashuria që ata i kushtojnë klubit të zemrës ndërsa ti si akter duhet ti kënaqësh ata dhe ti bësh të lumtur”, ka shkruar Munishi.

Ai ka shtuar se është paraja që ajo që është bërë elementi më i rëndësishëm në të gjitha sferat e futbollit duke nisur që nga dhomat e veshjeve.

“Ndërsa tash jetojmë në kohën kur askush nuk flet për këto tema nga sportistet, e tifozët e ndjejnë dashurinë por edhe mashtrimin,  flitet vetëm për para, para, para, para. Parë në zhveshtore, para në studio, para gjithandej. Tifozë pak, Futboll edhe më pak, Burrëri zero gjithandej, integritet minus zero. Futbolli Kosovës ne krizë”, ka nënvizuar Munishi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024