Mungesa e rrymës, Haliti: Është kthyer terri pas 25 viteve, e papranueshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Mungesa e rrymës, Haliti: Është kthyer terri pas 25 viteve, e papranueshme
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti deklaroi se është e papranueshme ndërprerja e energjisë elektrike në këtë kohë dimri, ku temperaturat kanë filluar të bien me të madhe.

Për KosovaPress, Haliti derisa thotë se është kthyer terri pas 25 viteve, thekson se me ndërprerjen e rrymës janë shtuar problemet në qytet që lidhen edhe me funksionimin e emergjencës. Porse, nënvizon se para se të gjithash ka problematikë në funksionimin elementar të shtetit.

“Është kthyer terri pas 25 viteve. 2024/2025 ndërrimi i motomoteve është afruar dhe është kthyer terri", thotë Haliti.

Gjatë ditëve të fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për orë të tëra. KOSTT dhe KEDS kanë raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 MW në orë dhe mbingarkesë në sistem, andaj është bërë thirrje për kursim. Ndërkohë nuk kanë munguar protestat e qytetarëve në shenjë pakënaqësie.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025