Muller në Bayern deri më 2024
Lexohet për: 1 min.
Thomas Muller
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bayern ka zgjatur kontratën me Thomas Muller deri në verën e vitit 2024.

Sulmuesi 32-vjeçar është rekordmeni gjerman për nga numri i trofeve. Ai ka fituar 31 trofe në karrierë me klubin dhe kombëtaren gjermane.

“Gjithçka deri më tani në Munih ka qenë fantastike dhe dua të vazhdoj në të njëjtën rrugë. Më pëlqen të luaj për Bayern çdo ditë. Edhe kur era të fryn drejt në fytyrë. Pra, le të vazhdojmë së bashku”, tha Muller.

Interesant është fakti se ai nënshkroi një kontratë të re në shoqërinë e drejtorit ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtorit sportiv të Bayern-it, Hasan Salihamixhiq në dhomën e tij të djemve, ku gjenden foto të fëmijërisë së tij me fanellën e gjigantit bavarez, kur ai mund të ëndërronte vetëm një ditë të performonte për të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024