Muller i tërbuar pas humbjes: Do të citoj Oliver Kahn...
Lexohet për: 2 min.
f332
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollisti i Bayern Munich Thomas Muller ka reaguar pas humbjes nga Bayer Leverkuzen 0:3.

Skuadra e Xabi Alonso-s u nis nga përfaqësuesi kroat dhe lojtari i Bayernit i huazuar te Bayer, Josip Stanishiq, i cili në minutën e 18-të shënoi golin e epërsisë për vendasit, duke përfituar nga statika e mbrojtjes mysafire.

Epërsia e Bayerit u dyfishua në minutën e 50-të nga spanjolli Alex Grimaldo, ndërsa 3:0 përfundimtare u bë nga holandezi Jeremie Frimpong në minutën e pestë të pushimeve.

Thomas Muller luajti gjysmën e fundit të ndeshjes dhe pas ndeshjes nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.

“Sinqerisht, jam i tërbuar. Do të citoj Oliver Kahn: 'Lojtarëve tanë u mungon t*pat Ne kemi një qasje shumë më të mirë në stërvitje. Është në rregull të ndiejmë presion, por kemi nevojë për energji dhe relaksim. Ndonjëherë duhet të flasim për ne lojtarët. Nuk ka të bëjë gjithmonë me trajnerin. Kemi shumë lojtarë që performojnë në nivelin më të lartë. Ne duhet të përmirësohemi”, tha Muller për Sky Sports.

Bayer tani ka 55 pikë, pesë më shumë se Bayern dhe madje 15 më shumë se Stuttgart dhe Borussia Dortmund.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024