Mulaj përkujton presidentin Rugova: Filozofia e tij mbetet themelore për ruajtjen e shtetit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Mulaj Rugova
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka përkujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes.

Bashkë me zyrtarë të lartë të LDK-së, ai ka bërë homazhe pranë varrit të Rugovës, duke e kujtuar atë si personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.

“Me përmasat e tij unike, Dr. Rugova vazhdon të jetë simbol i qetësisë, urtësisë dhe vizionit të largpamës për Kosovën. Edhe me vdekjen e tij, ai bëri që mbi 100 delegacione nga mbarë bota të bashkoheshin në tokën tonë për të nderuar një lider të veçantë, i cili u bë lajm në çdo anë të globit”, tha Mulaj.

Ai tha se filozofia e presidentit Rugova mbetet themelore për ndërtimin dhe ruajtjen e shtetit.

“Dr. Rugova na mësoi se “Shtëpia pa miq nuk mbahet” – një mesazh që sot është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Si komb, si shtet, ne kemi nevojë për mençurinë dhe qasjen e tij që lidhte zemrat e shqiptarëve me miqësinë ndërkombëtare. Në këto momente të sfidave, angazhimi për të qenë të palëkundur në rrugën dhe filozofinë e tij është i domosdoshëm. Kosova ka nevojë për qetësinë dhe vizionin e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të ruajtur paqen si vlerë supreme”, shkroi Mulaj në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025