Muja: Nuk kemi thënë që veteranët paguhen mjaftueshëm
Lexohet për: 2 min.
0. Armend Muja 2022 (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja kërkoi që  fillimisht të mundësohet të rritet paga minimale e pastaj të bëhet një debat paralel për nevojat e veteranëve.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Muja tha se nuk kanë thënë që veteranët paguhen mjaftueshëm.

“Përmes ligjit ne kemi dashtë me rrit pagën minimale. Asnjëherë nuk është thënë këtu që të gjitha propozimet që i ka edhe opozita janë të paarsyeshme nuk ka pas lidhjes në mes të pagës minimale dhe pagesave të veteranëve që një kohë të gjatë ajo lidhje është shkëputur në vitin 2016, është mirë të kuptohet kjo. Ky propozim, paga minimale është instrument i tregut të punës dhe ky prioritet i dedikohet 120 mijë vajzave dhe djemve që punojnë dhe e kanë pagën midis 130-170 euro dhe ne po themi fillimisht na lejoni të adresohen kushtet e jetesës të kësaj shtrese shoqërore që paguhen shumë më pak sesa veteranët asnjëherë nuk po themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por  fillimisht ta rrisim pagën minimale e pastaj ta bëjmë një debat paralele për nevojat e veteranëve... Në këtë fazë ne mendojmë se kjo duhet të procedohet, duhet të shkojë tutje pastaj të fillohet një debat paralel sa i përket pagesave për veteranët dhe e fundit kërkojmë po ashtu nga opozita të reflektojë”, u shpreh ai.

https://kosovapress.com/admin/klinaku-tentimet-per-mohim-te-sakrifices-se-luftetareve-nga-institucionet-nuk-do-te-kene-sukses/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpdk-kerkon-te-mosvotohet-projektligji-per-pagen-minimale-nuk-i-ploteson-nevojat-e-qytetareve/
https://kosovapress.com/admin/serish-hedhet-gazlotesjelles-lendohet-nje-protestues/
https://kosovapress.com/admin/molliqaj-situata-ne-oborrin-e-kuvendit-provokim-i-panevojshem/
https://kosovapress.com/admin/lendohet-nje-polic-ne-protesten-e-veteraneve/
https://kosovapress.com/admin/nis-protesta-e-veteraneve/
https://kosovapress.com/admin/veteranet-thyen-rrethojat-e-kuvendit/
https://kosovapress.com/admin/musliu-veteranet-po-kerkojne-dicka-minimale/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkusari-lila-qeveria-kurti-nuk-e-ka-perkeqesuar-gjendjen-e-veteraneve-te-luftes/
https://kosovapress.com/admin/perfundon-protesta-e-veteraneve-nje-protestues-dhe-dy-police-te-lenduar/
https://kosovapress.com/admin/veteranet-dhe-policet-solidarizohen-me-njeri-tjetrin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025