Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëndega në Samadrexhë të Suharekës, për nder të 24-vjetorit të rënies së 15 dëshmorëve dhe 26 martirëve të fshatit sot kanë organizuar manifestim qendror.
Me këtë rast, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se duhet të flitet më shumë për kontributin e të rënëve për liri.
"Ka ardhë koha me folë për luftën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në luftë. Mos harroni se luftë më të pastër e më të mirë në 500 vitet e fundit, vetëm kur ka bërë Skënderbeu, sepse tjetër nuk ka pasë...Sot i përkujtojmë gjithë dëshmorët në Samadrexhë të Suharekës. Mos harroni se Suhareka ka dhënë bukë ka dhënë kontribut për shtetformim dhe më tutje është folë shumë pak për luftën në Suharekë...Nuk ishte luftë e lehtë, me një pushtues shekullor, por ja kemi arrit falë dëshmorëve, ata janë gurthemeli i shtetit të Kosovës. Pa dëshmorë nuk ka liri, nuk mbrohen tokat e Kosovës dhe e kemi obligim të punojmë më tutje", ka thënë Muharremaj.