Muharremaj : As një cent rritje për investime kapitale nga Qeveria për Suharekën
Intervista
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Suharekës nuk ka përfituar asnjë cent rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai derisa ka adresuar ankesa te Qeveria për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, thotë se rritje ka te pagat dhe mëditjet, porse jo te investimet kapitale.

“Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent. Ka rritje tek pagat dhe mëditjet. Këta po thonë që kemi rrit buxhetin nëpër komuna, mirëpo ato shkojnë të gjitha në paga dhe mëditje për shkak të ligjit që është në fuqi”, tha ai.

Muharremaj derisa shprehet i zhgënjyer nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, shton se kërkesat e kësaj komune çdoherë janë me argumente.

Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Suharekë, Muharremaj ka theksuar se buxheti prej 100 mijë eurove i ndarë për vitin 2024, për këtë stadium është i pamjaftueshëm. Sipas tij, me një buxhet të tillë, sot nuk mund të ndërtohet asnjë sallë sportive për shkollat fillore.

I pari i Komunës së Suharekës ka shtuar se qëllimi i tij është që të rinjtë e kësaj komune të orientohen drejt sportit dhe kulturës, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin, në të kundërtën në vitet e ardhshme, largimi i tyre do të paraqet problem të madh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024