Muhamet Hyseni po shpreson në rezultat të kënaqshëm kundër Norvegjisë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore para ndeshjes miqësore të këtij muaji kundër Norvegjisë.

Pjesë e përgatitjeve ishte edhe ylli i Llapit, Muhamet Hyseni. Pas stërvitjes si tha se po shpreson në paraqitje të mirë dhe rezultat të kënaqshëm kundër Norvegjisë, raporton KosovaPress.

“Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe grupi po punon shumë mirë së bashku. Sot ishte seanca e tretë stërvitore, kemi kaluar shumë mirë dhe grupi po funksionon mirë. Trajneri po punon në aspektin taktik dhe po përgatitemi maksimalisht për miqësoren me Norvegjinë. Shpresoj të paraqitemi mirë dhe me një rezultat të kënaqshëm për ne. Shpresoj që në Oslo të na presin një numër i madh i bashkatdhetarëve sepse kemi nevojë për përkrahjen e tyre për t’u paraqitur sa më mirë”, tha Hyseni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024